Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në një njoftim në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit ka dhënë detaje për banesat e dëmtuara në të gjithë qarkun e Durrësit si pasojë e lëkundjeve të fuqishme gjatë paradites së të mërkurës.

Policia bën me dije se në të gjithë qarkun Durrës janë dëmtuar 36 banesa nga tërmeti rreth 6 ballë me qendër në Hamallaj.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 04.07.2018, rreth orës 11:00, në Qarkun e Durrësit, pati lëkundje tërmeti, me qendër në Hamallaj, rreth gjashtë ballë, si pasojë ka pasur dëme materiale:

  1. Në fshatrat Hidrovor Hamalle, janë dëmtuar katër banesa.
  2. Në fshatin Manez e Vjetër, dy banesa.
  3. Në fshatin Radë, dy banesa.
  4. Në fshatin Shkafane, një banesë.
  5. Në fshatin Ishëm, një banesë.
  6. Në fshatin Gjuricaj-Fushë, katër banesa.
  7. Në fshatin Lalëz, një banesë.
  8. Në fshatin Karreç Koder, katër banesa.
  9. Në fshatin Katund i Ri, Sukth, katër banesa.
  10. Në Krujë, gjashtë banesa.
  11. Në fshatin Derven, dy banesa.
  12. Në fshatin Bushnesh, dy banesa.
  13. Në fshatin Brret, dy banesa.
  14. Në Fushë-Krujë, një banesë.

Punohet për eliminimin e pasojave të tërmetit.