Ndërkohë që protesta e degjeneruar në përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, thuajse ka përfunduar tërësisht në zonën ku ishte vendosur sporteli i vjeljes së taksës për kalimin në Rrugën e Kombit, kanë dalë edhe bilancet e para të saj.
Të paktën 3 protestues dhe një efektiv policie janë plagosur gjatë protestës së dhunshme të ditës së sotme.
Sipas raportimeve paraprake, Adem Visha është plagosur nga radhët e efektivëve të policisë, ndërsa identiteti i protestuesve të plagosur nuk është bërë ende i ditur.
Dy nga të plagosurit dhe efektivi i policisë po marrin ndihmë në Spitalin e Kukësit.
Me tërheqjen e forcave të policisë, shumë të pakta në numër përballë masivitetit të protestuesve, këta të fundit u vunë flakën dhe shkatërruan sportelet e pagesës që janë vendosur së fundmi në rrugë.





