30 dhjetor 2013- Dhjetori, është muaji i bilanceve. Si i tillë, na detyroi të përgatisnim për këtë të shtunë të fundit të një përmbledhje të ngjarjeve që shënuan kalendarin roze te 2013.
Nga ndarjet tek historitë e reja të dashurisë, nga shtatzënitë tek sherret VIP. Një pasqyrë e plotë e historive rozë vjen sot për të gjithë lexuesit tanë.
– Kopertina e parë e vitit rezervoi për të gjithë lexuesit historinë e dashurisë së Rudina Magjistarit me kampionin e kick box-it, Xhavit Bajrami, për të cilin vetë prezantuesja bëri një rrëfim të mëvonshëm.
– Në harkun kohor të një viti është shumë e vështirë të shkëpusësh një intervistë si më interesanten, por padiskutim rrëfimi ekskluziv i Noizy-t në të cilin përmendeshin emrat e femrave VIP me të cilat kishte shkuar, nuk mund të harrohet lehtë. Noizy është përfolur sakaq gjatë këtij viti edhe për historitë me Miss Durrësin dhe Riken.
– Afërdita Dreshaj, bukuroshja shqiptare që prej vitesh ushtron karrierën e saj si modele në Amerikë, ishte pa diskutim një ndër personazhet më të përfolur të këtij viti. Me apo pa dashjen e saj, Afërdita e gjeti veten jo rrallë herë në faqet e para të gazetave, qoftë për fotografitë e shumëpërfolura me aktorin hollivudian Leonardo Di Caprio, qoftë për marrëdhënien me Shpatin, historia e dashurisë me të cilin, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, mori fundi.
– Kanë qenë të shumta largimet televizive në këtë vit që po lëmë pas. Të parët që e hapën lojën, ishin Ermal Mamaqi dhe Sonila Meço, të cilët lanë ekranet respektive ku bënin pjesë, për të vazhduar karrierën në të tjera kanale. Pas tyre radhën e patën Adi Krasta e Miriam Cani, të cilët për shkaqe të ditura tashmë nuk u shfaqën si prezantues të “Dancing With The Stars”. Ndërkohë që nuk munguan as largimet nga “Top Channel” siç ishte Saimir Kodra, i cili la “Fiks Fare” pas 10 vitesh. Sakaq Gentian Zenelaj, la “Apartamentin 2XL” pas shumë sezonesh. Surpriza e fundit televizive ishte dorëheqja e Diellza Kolgecit nga prezantimi i Festivalit të Fundvitit në RTSH.
– Çiljeta Xhilaga u bë nënë për herë të parë gjatë këtij viti dhe me lindjen e djalit, u shtua edhe vëmendja ndaj saj duke zënë kështu jo rrallë herë kopertinat me fotot me të birin. Të njëjtin fat patën edhe personazhe të tjerë të dashur si: Supermodelja Valbona Çoba, prezantuesja Amarda Toska, Eralda Hitaj, Rezarta Skifteri, Eneda Tarifa, Enxhi Nini, Sidrit Bejleri, Gerti Bogdani, Ridvan Bode, Rezarta Shkurta, Adrola Dushi, Gjyste Vulaj... Ndërkohë që Aida Bajraktari është në pritje për t’u bërë nënë.
– Nuk munguan as këtë vit ndërhyrjet në personazhet e estradës sonë, por e vetmja që deklaroi zmadhimin e gjoksit, ishte këngëtarja seksi Ingrit Gjoni.
– Krahas shumë historive interesante, ajo mes Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, do të mbahet mend padiskutim si lidhja e vitit, për të cilën vazhdon të flitet edhe sot e kësaj dite, ndonëse asnjë nga të dy nuk ka deklaruar asgjë. Sakaq histori të tjera dashurie ishin edhe ato mes djalit të Jozefina Topallit dhe modeles Eva Murati, apo mes këngëtares Dafina Zeqiri e reperit DJ Blunt.
– Jo më pak prezente në faqet e shtypit rozë ka qenë edhe Greta Koçi, veçanërisht pas publikimit të lajmit ku zbulohej posti që Greta kishte marrë në qeverinë demokratike si drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme.
– “Big Brother 6” më shumë sesa për fituesin e tij Anaidin, do të kujtohet për marrëdhënien që ky i fundit krijoi brenda shtëpisë me Joanën dhe më pas për ndarjen e beftë pas daljes nga reality show. Sigurisht vëmendje mori më pas Joana për lidhjen e ndërprerë me Janin.
– Nuset e këtij viti kanë qenë njëra më e bukur se tjetra. Soni Malaj ishte ajo që hapi lojën e vellos së bardhë për këtë vit, duke u zgjedhur si nusja e nderit në “Geraldina Sposa”, ndërkohë që pas saj dasmat e ministres së Integrimit Klajda Gjosha dhe ajo e artistes Aurela Gaçe do të ishin kryefjalë dy javë rresht. Nuk duhet të harrojmë këtu, edhe dasmën e dytë të Gjyste Vulajt me po të njëjtin bashkëshort.
– Por ndërkohë këto nuk ishin martesat e vetme të këtij viti. Ndonëse jo me fustan të bardhë, Zhaku dhe Semi Jaupaj celebruan dashuritë e tyre në mënyrë intime. Inida Gjata me dj gjerman Dakar, ndërsa rrokerja simpatike me artistin Bojken Lako. Adelina Ismaili deklaroi gjithashtu një martesë të fshehtë.
– Elhaida Dani fitoi “The Voice Of Italia”, duke na bërë të gjithëve krenarë. Samanta Karavella fitoi “Top Fest”-in, Besa Kokëdhima “Këngën Magjike”, ndërkohë që fituesi i festivalit të fundvitit qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong eshte Hersiana Matmuja . Kompeticione të tjera muzikore fituan Renis Gjoka, i cili rrëmbeu vendin e parë tek “Netët e Klipit Shqiptar”, ndërsa Flori Mumajesi fitoi trofeun në “Videofestin Muzikor”.
– Fiorenza Lekstakaj u shpall “Miss Shqipëria”, ndërkohë që përfaqësuesja e bukurisë shqiptare dhe asaj kosovare nuk u pranuan në “Miss Universe”.
– Alban Dudushi kërkoi divorcin në gjykatë, ndërkohë që Miriam Cani i tha ‘po’ propozimit për martesë nga i dashuri i saj, Alban Skënderaj. Silva Gunbardhi u lidh me reperin e këngës “Të ka lali xhan”, në një kohë kur Lorik Cana i dha fund lidhjes së tij me Monikën, arkitekten italiane, të cilën e prezantoi për herë të parë këtë vit në Tiranë. Kledi Kadiu publikoi fotot e të dashurës, ndërsa Seldi dhe Sinani u ndanë përfundimisht si bashkëpunëtorë.
– Tuna krijoi hitin e saj “Fenix” dhe deklaroi dashurinë me reperin Cozman, ndërkohë që Genta Ismajli zbuloi ‘zogun’ në skenë.
– U publikuan fotot erotike të Adelina Tahirit, kurse Luana iu fut këngës. Inva Mula rrezikoi jetën në jaht, ndërsa Ardit Gjebrea mbushi 50 vjeç dhe i dhuroi vetes një “BMW X5”. Alketa Vejsiu hapi biznes, ndërsa Arbana Osmani shkroi një libër me receta gatimi. Ermal Mamaqi dhe Ervin Bejleri prezantuan “Kënga Magjike”.
– Eni Vasili u rikthye në ekran, duke risjellë formatin e saj “Studio e Hapur” në “News 24”, ndërkohë që një rikthim shënoi edhe Fiori Dardha.
– Zefina Hasani do të jetë autorja e re e “Big Brother”, sakaq Flori Mumajesi vazhdon konfliktin me “Arkiva Shqip”.
/ balkanweb/





