Mediat ndërkombëtare shkruajnë se legjenda gjermane e Formula 1, Majkëll Shumaker, kryeson listën e më të pasurve në këtë sport edhe pse familja e tij shpenzon gati 140.000 euro në javë për kujdesin mjekësor.
Sipas revistës ekonomike “Bilanz”, Shumaker gëzon një pasuri prej 700 milion eurosh, i dyti pas Berni Ekleston, pasuria e të cilit shkon në 2.8 miliard Euro. Aktualisht, një ekip mjekësh (15), po përpiqen që shtatë herë kampioni i Botës të rikthehet një ditë në shëndet të plotë.
Pak ditë më parë, mediat e huaja publikuan një intervistë të ish-presidentit të ‘Ferrarit’, Luka di Montezemolo, i cili tha se kishte shpesh njoftime për gjendjen e kampionit, por fatkeqësisht “nuk kam lajme të mira për të”,-tha ish-bashkëpunëtori i tij më i ngushtë në skuderinë e kuqe.