Ekipi i Teutës në bilardo arriti të marrë dy medalje argjendi në Kampionatin e Dysheve.

“Djemtë e Detit” u përfaqësua me tre bilardistë në kompeticionin “Vlora Open” zhvilluar në fundjavë në Vlorë, ku morën pjesë gjithsej 17 dyshe.

Bilardisti Edlir Kurthysa dhe Ermal Dyli dolën në vëndin e dytë duke zhvilluar një performancë mjaft të mirë.

Ndërkohë bilardisti tjetër durrsak Agli Kaiku, nuk arriti të ngjitet në podium.