Tiranë, 9 qershor 2014 – “Spiunët” do të kenë emrin e tyre të ri dhe do të marrin dhe një pagesë, falë ligjit të ri.
Qeveria ka parashikuar që informatorët apo siç njihen ne zhargonin popullor spiunë, tashmë do të cilësohen edhe juridikisht me emrin e ri, “Bilbilfryrësa”.
Kjo parashikohet ne draftin e ri per mbrojtjen e personave qe do te kallëzojnë apo do te zbulojnë informacione per shkeljet e ndryshme, ne sektorin publik apo privat.
Madje sipas ministrit te Shtetit per Pushtetin Vendor dhe njëherazi koordinatori kombëtar i luftës kundër korrupsionit Bledi Çuci, këta punonjës do mbrohen dhe do te shpërblehen edhe financiarisht.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Edlir Peçi garantoi se ligji nuk do mbetet në letër, siç ndodhi ne vitin 2006.
Projektligj qe u iniciua dhe u mbështet financiarisht nga Mbretëria e Holandës, do të marrë në mbrojtje të gjitha ata punonjës të administratës, të cilët do të thyejnë heshtjen duke denoncuar aferat korruptive në institucionet ku punojnë.
/Vizion Plus/





