Prestigjozja “Bild” zbulon prapaskenën e merkatos që lidhet drejtëpërdrejtë me një lojtarë të Kombëtares Shqiptare. Amir Abrashi mund të bëje hapin e madh për t’u bashkuar me Borussian e Dortmundit. Edhe pse i referohet mediave kosovare, “Bild” thekson se klubi i Borussias interesohet për ta transferuar mesfushorin kuqezi në formë huazimi.
“Gjatë sezonit të parë te Freiburg ishte një nga protagonistët e padiskutueshëm të kësaj skuadre por sezonin e fundit u aktivizua më pak duke ngrohur stolin në disa ndeshje”, thekson “Bild” që shton se Abrashi ka një kontratë që e lidh me Freiburgun deri në vitin 2020 dhe vlera e kartonit të tij shkon deri në 2.5 milionë Euro.
27-vjeçari shqiptar e ka nisur karrierën si profesionist në radhët e Ëinterthur dhe hapin e madh në Zvicër e bëri tek Grasshopers ku u transferua në vitin 2010 dhe u aktivizua për 5 sezone ku ra në sy të disa klubeve europiane. Në 2015-ën ishte Freiburgu që arriti ta transferonte në Bundesligën e 2 ku Abrashi dha një kontribut të madh për rikthimin e skuadrës në Bundesliga me 10 gola të realizuar në 33 ndeshje.
Gjatë sezonit të shkuar dhe të parin për të në Bundesligë, Abrashi numëroi 20 ndeshje, 16 prej të cilave titullar dhe 3 gola të shënuar. Transferimi i tij i mundshëm te Borussia e Dortmundit do të ishte një hap i madh në karrierën e Abrashit që mund të bëhet lojtari i parë që vesh fanellën e ekipit të njohur gjerman.