Për situatën e krijuar në veri të vendit, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt.
Përmes një reagimi në Twitter, Bildt tha se situata mund të tensionohet edhe më shumë, pasi Kosova këto ditë ka paralajmëruar se do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton Klankosova.tv.
“Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikacionin në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”, ka shkruar Bildt.
Ai tha se duhet të respektohen marrëveshjet e arritura më parë.
“Por, përpara se ai aplikim të lëvizë kudo, ka marrëveshje që duhen respektuar dhe duhet të ndërmerren hapa të vështirë”, ka shkruar Bildt.





