Kompania e lundrimit “Ventouris Ferries” nuk ndal me ofertat e saj që sjell herë pas herë për të gjithë pasagjerët që zgjedhin të lundrojnë me anijet e saj.

Me rastin e festimit të 20-vjetorit të shërbimit të saj përditor, kompania iu ofron 20 klientëve më me fat, bileta falas, të vlefshme për dy persona në kabinë.

Për të marrë pjesë në konkursin e zhvilluar nga data 22.05.2019 deri më 26.05.2019, ja çfarë duhet të bëni:

-kliko “like” te faqja e kompanisë në “Facebook”.

-shpërnda këtë post.

-bëji tag një shoku në komente.

Shorti do të hidhet më datë 27.05.2019 në zyrat e kompanisë.

Kushtet e konkursit:

– Bileta falas është e vlefshme për dy persona në linjën Bari – Durrës ose Durrës – Bari, për udhëtime deri më datë 30.12.2019.

– Bileta falas është e vlefshme vetëm për një drejtim.

– Kjo ofertë falas nuk mund të aplikohet së bashku me ofertat e tjera të Kompanisë.

Më datë 22.05.1999 anija e “Ventouris Ferries” ka udhëtuar për herë të parë në linjën Bari – Durrës.