Studentët e degës Komunikim dhe Marketing Digjital në vitin 3-të Bachelor në Fakultetin e Biznesit në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë ndërmarrë nismën “Bileta Shpresëdhënëse”.
Ata kanë organizuar një ndeshje volejbolli ndërmjet ekipit rinor Teuta dhe klubit sportiv të UAMD-së. Evenimenti sportiv do të zhvillohet më datën 3 shkurt në orën 16:00-18:00, tek Pallati i Sportit në Durrës.
Të ardhurat që do të mblidhet nga shitja e biletave do të shkojë për pacientët me sëmundje tumorale të Spitalit Rajonal Durrës.
Një ndër qëllimet kryesore të kësaj nisme është krijimi i një grupi vullnetarësh të trajnuar dhe të çertifikuar, jo vetëm për studentët por dhe për çdo person që ka dëshirë ta provojë këtë eksperiencë humanitare.