DURRËS, 8 nëntor 2014–  Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se janë ende të disponueshme pranë FSHF-së biletat për ndeshjen e rradhës miqësore të Kombëtares shqiptare kundër Francës.

Biletat për tifozerinë shqiptare janë të dy kategorive të ndryshme me çmimet respektive 15 euro dhe 65 euro.Keto jane çmimet e vendosura nga Federata Franceze dhe FSHF nuk do të shtojë asnje kosto tjetër për tifozët shqiptare që do të duan të marrin pjesë në këtë event.
Keshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë biletat vetëm pranë FSHF-së dhe në asnjë rast të mos paguajnë asnjë kosto ekstra për keto bileta, pasi çdo çmim tjetër do të ishte një abuzim dhe shkelje ligjore për të cilin FSHF nuk mban asnjë përgjegjësi, thuhet në njoftimin e qeverisë shqiptare të futbollit.Miqësorja Francë-Shqipëri luhet më 14 nëntor në Rennes.