Mbrojtësi i skuadrës së Preston në Angli, Kevin O’Conor ka fituar plot 1 milion paund me një biletë lotarie në Irlandë, të cilën xhaxhai i tij ja dha si një dhuratë.

O’Conor ishte kthyer në vendlindje për disa ditë pushime me familjen. Pasi dëgjoi numrat e lotarisë, nëna e tij e nxiti të shikonte biletën.

“E kontrollova biletën, dhe nuk e mendoja kurrë se do të isha fitues i çmimit 1 milionë paundësh. Ka qenë një ditë e pabesueshme. Nuk e di ende çfarë do bëj me paratë, por do ta mendoj dhe do marr një vendim”, u shpreh futbollisti.