“Sa të jem në krye të bashkisë, bileta e urbanit nuk do të bëhet 70 lekë”, deklaroi sot kryetari i bashkisë Erion Veliaj, duke iu përgjigjur menjëherë kërcënimit të shoqatës së Transportit Qytetas për rritjen e çmimit të biletave.

Operatorët e Shërbimit Urban i kanë kërkuar Bashkisë së Tiranës rritjen e çmimit të biletës deri në dyfishim të saj për shkak se vetëm kështu, sipas tyre mund të mbulohen kostot. Ata kërkojnë që çmimi për transportin urban të bëhet 70 lekë, në të kundërt kërcënojnë me pezullim të aktivitetit.

Në një prononcim për median, kryebashkiaku i ka quajtur këto kërkesa të çuditshme dhe u zotua në mosrritjen e çmimit.