Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili pati rolin kyç në ndërhyrjen e NATO-së për të ndalur gjenocidin serb në Kosovë, ka përkujtuar 25-vjetorin e çlirimit.
Clinton ka publikuar një video në platformën “X” në të cilën flet për ndërhyrjen e NATO-s, ndërsa ka kujtuar 25 vjet paqe në Kosovë.
“Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë”, shkruan Clinton.
Këtë postim e ka shpërndarë edhe presidentja Vjosa Osmani.
“…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, shkruan Osmani.