Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton ka përfunduar vizitën 2 ditore në Shqipëri.
Clinton është larguar mesditën e sotme nga vendi ynë dhe është përcjellë në aeroport nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë ka publikuar një foto teksa përqafohet me ish-Presidentin amerikan dhe e ka shoqëruar me një citim të Bill Clinton.
“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – Bill Clinton 🇺🇸❤️🇦🇱”, shkruan Rama krahas imazhit.