Presidenti i vendit Bajram Begaj ka reaguar pas mbërritjes së ish presidentit amerikan Bill Clinton në vendin tonë, në nëj viiztë dy ditore.

Në një postim në rrjete sociale, Begaj shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën

Postimi:

Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton!

Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.

Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë.

Ju faleminderit nga zemra!