SHBA, 25 korrik 2014 – Duke iu referuar fjalëve të Lucinda Franks-it, gazetares dhe fitueses së çmimit 'Pulitzer', ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, ka akuzuar nënën abuzive të Bill Clinton-it, që është ajo shkaktarja se përse Billi ishte i varur nga seksi, pasi nëna e tij ka abuzuar me të që fëmijë.
“Ai u abuzua. Kur nëna bën atë që do, kjo ndikon te ju përgjithmonë”,citohet të ketë thënë Clinton.
Komentet e ish-sekretares, vijnë në një libër të ri nga Lucinda Franks, e cila është shprehur që komentet e tilla Hillary i ka bërë gjatë një interviste në vitin 1999. Nëna e Bill Clinton-it ndërroi jetë në vitin 1994.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





