Kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë pritëse të ish-Presidentit Bill Clinton.
Rama ka folur me superlativa për ish-Presidentin Clinton, i cili viziton Shqipërinë për herë të parë.
Rama: Jo vetëm ia kam parë, dëgjuar, rilexuar ato që ka thënë por edhe studiuar se si i ka thënë.
Për të mësuar prej përmbajtjes dhe artit të tij të pashembullt të komunikimit. Mbi të gjitha duke i admiruar atë që as nuk mësohet as tregohet dot, empatinë magjepsëse që e bën Presidentin një ndër oreatorët më të mahnitshëm që ka njohur historia.