NJU JORK, 24 mars 2013 – Një bursë studimi me vlerë 100 mijë dollarë për atë që do të arrijë të shpikë prezervativin e së ardhmes.

Oferta tunduese vjen as më pak e as më shumë, por nga mbreti i informatikës, Bill Gates, i cili është i gatshëm të financojë këdo që do të zbulojë mënyrën e duhur për të krijuar prezervativin hi-tech, që rrit edhe më shumë kënaqësinë seksuale.

Qëllimi i krijuesit të Microsoft dhe fondacionit që drejton së bashku me të shoqen, Melindën, është shpikja e një kondomi që të përdoret në masë dhe të pengojë përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/