Krijuesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates tërhiqet nga bordi drejtues për të kaluar më shumë kohë në aktivitete filantropike. Ai thotë se dëshiron të përqëndrohet në shëndetin global dhe zhvillimin, arsimin dhe trajtimin e ndryshimit të klimës, njofton BBC.
Një nga personat më të pasur në botë, Gates, 65 vjeç, ka lënë gjithashtu bordin e kompanisë së Warren Buffett, Berkshire Hathaway.
Gates hoqi dorë nga roli i tij i përditshëm në drejtimin e Microsoft në 2008.
Duke njoftuar masën e tij të fundit, Z. Gates tha që kompania “gjithmonë do të ishte një pjesë e rëndësishme e punës sime të jetës” dhe ai do të vazhdojë të angazhohet me udhëheqjen e saj.
Z. Gates, i renditur nga Forbes si njeriu i dytë më i pasur në botë, e bëri pasurinë e tij përmes zhvillimit të programeve kompjuterike personale.
Kur ishte i ri, ai u largua nga kolegji dhe u transferua në Albuquerque, në Neë Mexico, ku ngriti Microsoft me mikun e tij të fëmijërisë, Paul Allen, i cili vdiq në 2018.
Microsoft doli publikisht në 1986 dhe brenda një viti Bill Gates, në moshën 31 vjeç, ishte bërë miliarderi më i ri.





