Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Gates theksoi në Twitter se ndihet për mrekulli duke falënderuar të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në hulumtime, ekipin rregullator dhe punonjësit shëndetësorë.

“Një nga përparësitë e të qenit 65-vjeç është që i përmbush kushtet për vaksinën kundër COVID-19”, shkruan ai krahas fotos ku shfaqet teksa vaksionohet pa zbuluar se cilën vaksinë kundër Covid bëhet fjalë.