Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur i globit. Manjati i Microsoft është zbritur nga froni nga një tjetër manjat i teknologjisë.
Jeff Bezos i Amazon nga kjo e enjte është njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij përllogaritet në 90.6 miliardë dollarë, duke u bërë i pari person që arrin këtë shifër.
Bezos zotëron thuajse një të pestën e aksioneve të Amazon, aksione që të enjten pësuan një rritje prej 1.6 përqind.
Vitet e fundit ai është përqendruar më shumë tek projekti “Blue Origin”, biznesi i raketave hapësinore dhe tek “Washington Post”, tek të cilat është pronar i vetëm.
Rritja e Bezos dhe konfirmimi i Mark Zuckerberg, sipas ekspertëve vërteton edhe njëherë përparësitë e teknologjisë në bursa.
Bill Gates nuk është më i pasuri në botë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
VIDEO/ Shirat e dendur dhe përmbytjet pushtojnë Rusinë, shënohen dy viktima dhe mijëra të pastrehë
Tifozë të Atletico Madrid fyejnë Yamal: ‘Je i shëmtuar, shko me Marokun…’
Greqi/ Skandali me fondet bujqësore të BE, Mitsotakis kërkon hetim të shpejtë nga autoritetet evropiane!
Rogerti s’ndalet: Do ua prish dasmën Brikenës dhe Mateos!





