Bima e Pelinit e njohur edhe si bima e Artemisias gjendet në jo shumë vende të botës. Fatmirësisht ajo haset në gjendje të egër edhe në Shqipëri.
Ajo ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë tradicionale, ndërkohë që çajrat e përgatitur nga gjethet e thara të kësaj bime janë përdorur për trajtimin e temperaturës.
Kjo bimë ka një shije të hidhur, megjithatë vlerat e saj shëndetësorë janë të fuqishme.
Studimet shkencore për Pelinin apo Artemisian
Lufton viruset: Disa prej studimeve më të fundit kanë zbuluar se kjo bimë përmban një substancë të njohur si Artemisinë.
Sipas ekspertëve të AgroWeb, kjo substancë parandalon zhvillimin e një sërë virusesh përfshirë herpesin, apo hepatitin B dhe C.
Shkencëtarët janë gjithashtu të angazhuar në studimin e një substance tjetër të kësaj bime të njohur si ‘thujon’ që rezulton të jetë antioksidant shumë i fuqishëm.
Ekstraktet e kësaj bime përdoren për uljen e temperaturës dhe për fuqizimin e sistemit imunitar. Së fundmi, aftësitë qetësuese të këtyre ekstrakteve janë përdorur edhe në terapi të shumta aromash.
Ajo përdoret gjithashtu edhe në industrinë e parfumerisë dhe për shumëfishimin e shijes dhe aromave të pijeve dhe verërave.
Kundër tumoreve: Disa studime të tjera kanë zbuluar lidhje mes dy prej substancave përbërëse të kësaj bime: artemisina dhe artesunate në luftën kundër kancerit.
Në vitin 2001, dy shkencëtarë të Universitetit të Uashingtonit i dhanë famë kësaj bime pasi zbuluan se shumë përbërës të saj luftonin qelizat e kancerit të gjirit.
Edhe studime të tjera shkencore treguan se kjo bimë kishte potencial të fortë në trajtimet terapeutike dhe parandaluese kundër tumoreve.
Përfitoni vlerat e çajit të Pelinit
Çaji i Pelinit apo Artemisias është një kurë tradicionale bimore që mendohet të përmirësojë sistemin imunitar dhe të qetësojë mendjen.
Në shumë raste, çajrat e tillë konsumohen nga njerëzit që zgjedhin kurat bimore në vend të pilulave farmaceutike.
Gjethet e bimës shiten të thata ose të përpunuara gati për përgatitjen e çajit, në farmacitë bimore apo në dyqanet e specializuara.
Çaji i Artemisias përftohet njëlloj si çdo çaj tjetër. Gjethet kanë shije të hidhur, ndaj duhen kombinuar me mjaltë ose ëmbëltues të tjerë natyralë.