Bima vetëvrasëse e cila rritet në Australi dhe është shumë e rrezikshme, sipas ekspertëve, mund t’ju fusë helm nën lëkurë dhe cilësohet si më vdekjeprurësja në botë. Kjo bimë me një prekje mund t’ju kushtojë me nëntë muaj dhimbje të padurueshme.
Ata që kanë pasur kontakt me këtë bimë thonë se është sikur të kaplohesh nga rryma dhe të digjesh përnjëherë, duke thënë se është dhimbja më e keqe që mund ta imagjinojë njeriu. Një person që e përjetoi këtë tmerr tregoi se si është ndier. Ai ra në kontakt me “bimën vetëvrasëse” përderisa po ecte në natyrë me shokët.
Ai fillimisht mendoi se është kafshuar nga ndonjë gjarpër apo merimangë, por më vonë kuptoi se dhimbjet i kishte nga kontakti me bimë. Një grua që kishte kontakt me këtë bimë tha se më parë do të pranonte që t’i përjetonte dhimbjet e lindjes së fëmijës.
Pavarësisht shkallës së lartë të helmit, kjo bimë përdoret si ushqim nga disa kafshë, zogj dhe insekte në Australi. Megjithatë, ajo mund të shkaktojë reagime alergjike fatale te disa specie.