Mëllaga e zezë është bimë e cila në mjekësinë popullore përdoret nga lashtësia.
Kryesisht rritet deri në 80 cm në lartësi dhe ka fletët në formë të rrumbullakët, të zemrës apo të veshkave.
Ngjyra e fletëve varet nga lloji, por sillen nga e kaltra deri te portokallia e kuqe. Nuk ka aromë dhe ka shije neutrale.
Rritet në grumbuj dheu pranë lumenjve, në livadhe me lagështi, mirëpo kultivohet edhe në kopshte.
Për shërim përdoren fletët, lulet dhe rrënja e kësaj bime. Ajo pastron mushkëritë, shëron gastritin, qetëson inflamacionin e lukthit dhe fshikëzën!
Nëse planifikoni që vetë t’i thani dhe të bëni çaj nga kjo bimë, kushtoni kujdes që lulet t’i mblidhni në kohën e lulëzimit, kur janë plotësisht të hapura.
Thahen në vend të freskët dhe në temperatura të larta. Sa i përket fletëve, ato nuk bën të jenë të dëmtuara nëse planifikoni t’i thani.