E dinit që ka disa bimë që mund të ndikojnë pozitivisht në gjumin tuaj? Provoni të mbani të paktën njërën prej bimëve të mëposhtme në dhomë dhe do të shihni që gjumi juaj do të jetë shumë më i qetë.

1) ALOE VERA

Aloe Vera çliron oksigjen gjatë natës, lufton pagjumësinë dhe përmirëson cilësinë e gjumit tuaj. Nuk ka nevojë për dritë direkte dhe as të ujitet shpesh.

2) LIVANDO

Është e njohur si bimë që favorizon qetësinë, ideale për t’ju ndihmuar të flini. Aroma e saj ngadalëson rrahjet e zemrës dhe ul nivelin e ankthit.

2) JASEMINI

Aroma e tij ka aftësinë të rrisë përqëndrimin dhe produktivitetin. Disa studime kanë arritur në konkluzionin se jasemini përmirëson cilësinë e gjumit dhe redukton nivelin e ankthit.

5) LULE SHPATË

Lule shpata është një bimë jo aq e zakonshme, që çliron oksigjen dhe ka aftësinë të pastrojë shtëpinë nga dioksidi i karbonit, duke funksionuar si një filtër i vërtetë natyral për toksinat e këqia. Ermi i saj shkencor është Ephiphyllum.

Burimi: Elle.it

R.O.