Teksa nënshkroi marrëveshjen për një koalicion të gjerë opozitar, Lulzim Basha reagoi edhe rreth regjistrimit të partisë më të re të krijuar nga ish-deputeti Astrit Patozi, Bindja Demokratike.

Basha tha prerë se në Shqipëri nuk do të ketë më qeveri false, drejtësi false dhe as opozitë false.

"Gjeneza e së keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet false të diktuara nga krimi, nuk do të ketë më qeveri false, drejtësi false dhe as opozitë false",- tha Basha.