Indi, 10 prill 2014 – Vëllezërit siamezë Shivanath dhe Shivram Sahu jetojnë në një fshat afër Raipurit, në Indinë qendrore. Kur ata lindën, njerëzit e fshatit i shihnin si diçka hyjnore. Tashmë që janë 12 vjeç ata kanë mësuar t’i bëjnë vetë të gjitha veprimet e tyre të përditshme. Ata ecin, madje vrapojnë në disa raste, lahen vetë, ecin me biçikletë, luajnë lojërat e zakonshme të bashkëmoshatarëve të tyre, madje janë nxënës shumë të mirë në shkollën e fshatit.

Ndërsa të tjerët i shohin disi me çudi, ata janë mësuar me këtë gjë dhe nuk duan të ndahen. Megjithëse një mjek pati deklaruar se mund të realizonte ndarjen e tyre, dy binjakët deklarojnë se kjo gjë nuk do të ndodhë as kur të rriten.

Mjekët mendojnë se ata ndajnë të njëjtin stomak, ndërkohë që kanë mushkëri, zemra dhe tru të veçantë. Ata kanë dy këmbë dhe katër duar. Prindërit e tyre që kanë dhe 5 vajza krahas dy djemve tregohen shumë të kujdesshëm me binjakët dhe janë të kënaqur me shkathtësinë që dy djemtë tregojnë në shkollë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/