9korrik 2015 – Kanë përfunduar në pranga në Itali, dy vëllezerit shqiptarë, Edmond dhe Eduard Trushi, 31 vjeç, nën akuzën e vjedhjes së mbi 100 banesave, pas një operacioni të koduar “binjakët” në një provincë të Mantovas.
Ora news raporton se, prej disa kohësh, dy binjakët shqiptarë ishin kthyer në makthin e banorëve të zonës, por edhe rrethinave të disa qyteteve të tjera të Italisë qendrore dhe veriore, pasi kishin në shënjestër shtëpi dhe vila luksoze, të cilat i zhvasnin ndërsa të zotët e shtëpisë ishin duke fjetur, me anë të pajisjeve të sofistikuara që nuk shkaktonin zhurmë.
Policia italiane ra në gjurmët e tyre që prej 28 tetorit të vitit të kaluar, në një operacion ku madje njëri prej dy vëllezërve mbeti i plagosur, por nuk mundi t’i arrestonte në atë rast, edhe pse falë njollave të gjakut në vendngjarje u bë e mundur identifikimi i tyre.
Gjatë operacionit për arrestimin e tyre një ditë më parë, Eduardi u ndalua në vend, në banesë, ndërsa Edmondi arriti të largohej me makinën e tij tip Ford Mustang, për vetëm 24 orë, pasi u bollokua nga forcat italiane të rendit. Në cilësinë e provës materiale, atyre iu sekuestruan dy automjete luksoze, 24 000 euro cash, 5 orë floriri Rolex, si dhe bizhuteri të tjera floriri dhe diamante, dhe material teknologjike, me vlerë totale prej 300 000 eurosh.