2 maj 2015 – Karabinierët e qytezës Santa Maria a Vico afër Napolit arrestuan për grabitje binjakët  Baftjar dhe Viktor Sinani, të datëlindjes 1983. Më 21 prill 2015 binjakët nën kërcënimin e pistoletës i grabitën një italiani 34 vjecar 300 euro si edhe sende të arta me vlerë 1 000 euro. Karabinierët përvec binjakëve kanë identifikuar dhe po kërkojnë të arrestojnë një shqiptar të tretë pjesëmarrës në këtë grabitje. Pas arrestimit, vëllezërit binjakë Sinani u dërguan në Bugun Santa Maria Capua Vetere.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”