Kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, nga studioja e “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, është shprehur se të gjitha kontaktet e personave të infektuar janë identifikuar.

Ajo bën me dije se gjendja e rasteve të prekura në Infektiv është e stabilizuar, ndërsa personi i prekur në Durrës është më rëndë.

Silva Bino: Janë identifikuar për 24 orë të gjitha kontaktet e personave të infektuar. Është bërë një hartëzimi i gjithë zonave ku kanë qenë personat, janë marrë mostrat, janë futur në vetëkarantinë. Kjo është një punë e jashtëzakonshme. I kishim ekipet e gatshme për gjurmimin dhe mënyrën se si do të veprohet. Kjo është vetëm me rastet që kanë ardhur me rastin e parë. Gjendja e të prekurve tek Infektivi janë më e stabilizuar, ndërsa në Durrës është më e rënduar.