Në fillimet e saj, rreth 15 vite më parë, ne e njohëm si velina brune e “Fiksit” dhe ashtu e pëlqyem shumë. Me kalimin e viteve, kur Xhemi Shehu u bë një nga prezantueset kryesore në ekranin e “Top Channel”, ajo filloi të eksperimentojë me “look”-un e saj. Besojmë e mbani mend Xhemin në e “E diell”.

Flokë të zeza, kafe të çelëta, bionde, përsëri të zeza etj., duke mos gjetur paqe në kërkim të “look”-ut perfket. Ndërsa sot, ajo ka gjetur stabilitet me flokët bionde. Që kur ka filluar të prezantojë programin “Portokalli”, flokët bionde janë “look”-u i zgjedhur i saj.

Ne po ju sjellim disa foto të realizuara në vite, konkretisht rreth 8-9 vite më parë. Ajo ka qenë gjithnjë një femër shumë e bukur, me një fytyrë rrezëllitëse dhe nga femrat e rralla që edhe pa tualet ngjante shumë e bukur.

xhemi1xhemi2

Por, siç mund ta shihni edhe vetë, me flokët e errëta Xhemi duket më e bukur, tiparet i bien më shumë në sy dhe duket më e ëmbël. Prandaj do të ishte mirë që Xhemi ta merrte në konsideratë idenë e rikthimit te flokët e errëta, me të cilat duket më fine dhe më e re, të paktën sipas mendimit tonë./Panorama.al/

IMG_1549