Mbrëmja e djeshme nuk ishte e lehtë për aktorin Donald Veshaj, i cili u vu përballë disa deklaratave kontradiktore që kishte bërë në lidhje me Borën, dhe më pas u pa sa shpejt nisi një raport dashurie me Beatrix brenda shtëpisë së Big Brother.
Donaldi vazhdimisht u shpreh se ai priste një shenjë nga Bora, ndërkohë që e gjithë kjo situatë u komentua nga banorët edhe pas përfundimit të spektaklit.
Pas mbylljes së spektaklit Donaldi ka disktutuar me Antonela Berishën rreth situatës së tij me Bora Zemanin.
Teksa flet me Antonelën në dhomën e gjumit, Donald Veshaj dëgjohet me tone të larta dhe i revoltuar i shpjegon atë që mendon, duke folur pak a shumë dhe një person të tretë mes tyre, që në mediat rozë është etiketuar Atdheu.
Personazhi i Përputhen, emision që drejtohet nga Bora Zemani, i ka mohuar zërat që të ketë pasur një lidhje me moderatoren, e megjithatë Donald dhe Antonela nuk duket se janë të së njëjtit mendim.
Pjesë nga diskutimi:
Donaldi: Po dal unë i keqi këtu.
Antonela: Po pse i keqi?
Donaldi: Nuk e di pra se kam bërë…
Antonela: E dimë se nuk e ke bërë me qëllim, thjesht është situata e tillë.
Donaldi: Thjesht kam puthur, thjesht kam dhuruar diçka kur më ka ardhur për ta bërë, dhe kam dalë i keqi e kupton? Dhe kur pres diçka nga një njeri-tjetër dal prap i keqi unë.
Antonela: E di.
Donaldi: Kur kam qen jashtë më ka ardhur ndonjë mesazh mua? Ça më ka ardhur mua? Në situata të tjera më ka ardhur ndonjë gjë? Ça letre do dërgoj unë jashtë?
Antonela: E di.
Donaldi: Nuk isha jashtë unë? 8 muaj nuk kam qenë jashtë? E ndoshta ti e di më mirë se mua…
Antonela: E di.
Antonela: Veç qetësohu..
Donaldi: Nuk dua që ajo tjetra të ndihet keq shpirti, nuk dua që asnjë njeri të ndihet keq për mua. As ai njeriu jashtë. Asnjeri!
Antonela: E di! Po ti je duke u ndjerë me keq se të gjithë.
Donaldi: Po e di se nuk i kam bërë gjërat për keq…
Antonela: Është shumë kollaj me i kritiku njerëzit kur nuk je në situatë, kurrë në jetë s’kisha dash me qenë në këtë situatë. E di, ma beso, e di që ke ato mëdyshjet tua e krejt.
Donaldi: Po s’kam mëdyshje jo o shpirti!
Antonela: Njerëzit kritikojnë s’janë në brendësinë tande si ndihesh e krejt, kritikojnë në ajër në teori, por në praktikë askush se di si është me e dallu si është situata. E di sa paranoja më vijnë m’u që kam vetëm dy javë brenda? Jo më dy muaj.
Donaldi: Nuk e ndaloj dot mo, thjesht nuk e ndaloj dot keq se bëra këtë keq se bëra atë. Nuk e di. Thjesht unë nuk gënjej për asgjë shpirti e nuk kam gënjyer për asgjë! As këtu brenda e as jashtë. Për çdo gjë që i kam thënë asaj atje e këtu brenda. Nëse unë jam, jam ‘all in’ për çdo gjë. Për mua kanë bërë shumë pak, më beso. Dhe ajo vajza këtu s’ka asnjë faj, e po ndihem keq më shumë për atë.