Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.
Sipas News 24, biseda është përqendruar në situatën në Ukrainë, e cila prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet nën agresionin ushtarak rus.
Sakaq mësohet se Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, lajm që është konfirmuar edhenga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Biseda telefonike mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Zelensky vjen në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërkohë që në një status në “Twitter”ditën e djeshme, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka njoftoi se Shqipëria do të hapë Ambasadën e saj në Kiev duke çuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve në një nivel tjetër.