Donald Trump bëri një postim të ri në Truth Social të hënën në mëngjes, duke shprehur dyshimin e tij nëse mund të arrihet përparim në negociatat e paqes bazuar në planin e tij. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai lë edhe një dritare optimizmi, duke thënë se në fund të fundit, “diçka e mirë mund të ndodhë”.

Mesazhi i Trump:

“A është vërtet e mundur që po bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. ZOTI E BEKOFTE AMERIKËN!”

Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë! Turmp hap një "dritare"

Kujtohet se dje, ndërsa  në Gjenevë zhvilloheshin diskutime mbi planin amerikan me 28 pika për Ukrainën,  Donald Trump nisi një sulm ndaj Volodymyr Zelensky dhe evropianëve në një postim.

“Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona nga “udhëheqja” e Ukrainës”, shkroi presidenti amerikan, ndër të tjera, në Truth, duke vënë në dukje se Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia.