Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë Asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.
“Nuk diskutohet dhe nuk hapet marrëveshja e arritur me herët për Asociacionin”, tha Hoti gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, për dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, të enjten diskutohet për çështjen e obligimeve financiare me dy vendeve që kanë të bëjnë me çështjen e pensioneve të viteve të 90-ta, suksesioni i pasurisë së ish-Jugosllavisë, borxhi publik, dëmet e luftës, reparacionit etj.
Të enjten në Bruksel do të zhvillohen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të ekspertëve. Më herët është paralajmëruar se pritet të diskutohet çështja e Asociacionit dhe ajo për pretendimet financiare dhe pronësore.





