Ditën e sotme më 2 shtator, moderatorja Luana Vjollca feston ditëlindjen. Në këtë ditë të shënuar për të, nuk mund të mungonte urimi i së motrës, Marina Vjollca.

Duke publikuar një fotografi të Luanës para një makine jeshile, Marina i bën një urim të veçantë teksa e quan “bishë”.

“Gëzuar ditëlindjen bisha ime! Nuk ka limite shpejtësie në rrugën tënde drejt suksesit, gjithmonë më e mira do jesh! Të dua pafund gjysma ime”, shkruan Marina.

Këtij komenti nuk i ka rezistuar Luana e cila i shkruan si përgjigje, “Jetë boll më emocionove se plasa. Të kam jetën time të shtrenjtë!!! Gjysma ime më e mirë”.

Krahas prezantimit, viteve të fundit Luana është futur fuqishëm në tregun muzikor duke bashkëpunuar dhe me këngëtarë të shumtë.