Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBa-së. Investitorët ia atribuojnë pikërisht këtij momenti rritjen e vrullshme të monedhës virtuale, e cila njeh vetem rritje që prej zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çmimi i monedhës virtuale BitCoin sot (e premte) është 98.364,96 USD, shifra më e lartë historike e saj.

Tregtarët mendojnë se presidenti i rizgjedhur Donald Trump do të mbështesë asetet digjitale dhe kjo do të çojë drejt një regjimi rregullator më të lehtësuar.