22 dhjetor 2014 –  Për zv.trajnerin e Teutës, skuadra pavarësisht humbjes ka qenë e barabartë me Tiranën dhe ka luajtur gjatë gjithë kohës në sulm. Një ndeshje pozitive, por të tilla nuk kanë qenë dy fazat e para të saj. Megjithatë, Ilir Biturku ka besim se në fazën e tretë do të jetë një Teutë tjetër dhe e përforcuar aty ku duhet, që të mos jetë në zonën e rrezikut. “Ka qenë një humbje me dinjitet, edhe pse humbjet nuk janë asnjëherë dinjitoze. Kjo, për vetë faktin që kemi luajtur si të barabartë ndaj Tiranës. Skuadra ka luajtur në ofensivë dhe mendoj se kjo ka ardhur për shkak të humbjeve të rivalëve tanë direkt.

Zëvendësimi i shpejtë i Hodos erdhi për arsye fizike, pasi ai ka pasur probleme gjatë gjithë javës. Terreni i vështirë bëri që edhe muskuli të ndiente më shumë vështirësi. Ne si staf nuk kemi marrë rezultatet e duhura, por pozitiv është fakti që ka djem të rinj në skuadër dhe me dëshirë për të luajtur futboll. Grupi beson tek ajo që ka dëshirë. Nuk besoj se Teuta do të jetë në ato ujëra të ftohtë sa për të rrezikuar mbijetesën. Do të shihni një tjetër skuadër në fazën e tretë”, tha fillimisht numri dy i stolit. Kur pyetet për merkaton, në përfundim përgjigjet: “Si për çdo skuadër, merkato ndihmon. Kemi nevojë për disa ndërhyrje në disa reparte dhe shumë shpejt do të zbardhen edhe tratativat me lojtarët që jemi në bisedime.