02 Mars 2015 – Në kampin durrsak e kanë pranuar humbjen, por nga ana tjetër kanë bërë me faj gjyqtarët. Drejtori teknik i Teutës Ilir Biturku deklaroi se gjykimi ishte penalizues për ekipin durrsak ndërkohë që ishte favorizues për Skënderbeun:

“Përgëzoj ekipin dhe kam pretendime për gjyqtarin. Skuadra luajti mirë, por ishin disa episode që na dëmtuan. Brahja u ndëshkua me të drejtë me karton të kuq, por edhe Martins duhet të merrte një karton të tillë. Ishim në inferioritet numerik gjatë gjithë pjesës së dytë, por luajtëm si të barabartë ndaj Skënderbeut. Skënderbeu nuk kishte asgjë më shumë se teuta. Skuadra mund të kishte siguruar rezultat pozitiv, pse jo edhe fitore, nesë gjyqjtari do të ishte korrekt me vendimet e tij. Në minutën e 13, Cjapi i kurseu kartonin e kuq Martinsit në ndërhyrjen e qëllimtë ndaj Hodos, por u mjaftua vetëm me karton të verdhë. Nëse Skënderbeu do të kishte, mbetur deri në minutën e 13 me dhjetë lojtarë, kush me siguron se loja do të kishe rrjedhur në këtë mënyrë. Penalltia ishte penallti dhe nuk ankohemi, por pjesa tjetër e vendimeve ishin të urdhëruara. Për shkak se këtu në Durrës ka gjithnjë fairplay, skuadrat kundërshtare fitojmë me lloj-lloj forme dhe largohen si pa të keq. Gjygjtari në momentet tona më të mira i ulte ritmnin ndeshjes, duke sinjalizuar faull, apo u jepte shpjegime lojtarëve, ndërkohë që minutat kalonin. Kjo nuk është e drejtë. Unë nuk kam zakon te merem me gjygjtarët dhe vendimet e tyre, por shikoj që e bënë baltë. Gjyqtari ishte më shumë në favor të korçarëve se të Teutës. Nuk rrezikojmë rënien nga Superliga, sepse i kemi shanset tona për të qëndruar. Kemi pasur disa mungesa, që na kanë dëmtuar, por do të jemi më të fortë në të ndeshjet e ardhshme”.

D.B Agjancia e lajmeve "Dyrrah"