1 dhjetor 2014 –  Pas humbjes së Teutës në Niko Dovana deklaratat në emër të ekipit i ka bërë drejtori teknik Ilir Biturku i cili u shpreh se ekipi e meritonte të paktën një pikë:

“Skuadra ka dhënë shumë energji nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Jemi rritur në pjesën e dytë, por shpenzimi i energjisë në pjesën e parë ndikoi në fazën mbrojtëse. Kemi treguar potencial në këtë ndeshje dhe më vjen keq që nuk morëm pikë në këtë sfidë. Do të ishte shumë e rëndësishme nëse do të dilnim me rezultat pozitiv nga kjo sfidë”, tha Biturku.