3 maj 2015 –Humbja ndaj Skëndërbeut në Korçë ja vështirëson pozicionin në tabelë Teutës, e cila ka ndeshje direkte me Apoloninë.
Drejtori teknik Ilir Biturku, tha se Teuta do t’ia dalë këtë vit, më pas do të analizojmë situatën: “Është pak të zhvillosh një ndeshje pa rezutlat, ajo që i interson Teutës janë pikët. Në pjesën më të mirë të garës ishim të barabartë, e kemi vënë në vështirësi shumë herë kundërshtarin. Në pjesën e dytë nuk e nisëm mirë, pasi pësuam shumë shpejt dy gola, por u rikthyem për të gjetur golin”.
Biturku shprehet se ndeshja kryesore e durrsakëve do të jetë dueli me Apoloninë: “Kemi ndeshjet direkte me Apoloninë, ajo do të jetë kryesore për ne, pa harruar dhe atë që na pret me kukësin javën tjetër. Të shpresojmë që javën tjetër të bëjnë një ndeshje të këtij niveli por me rezultat pozitiv. Teuta do t’ia dalë mbanë këtë vit, më pas do të arrijmë të analizojmë situatën që të mos jemi në këto ujëra të turbullta”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





