18 dhjetor 2014 – Teuta kthehet te rezultati pozitiv pas 5 humbjeve radhazi dhe njëkohësisht ngjitet në kuotën e 17 pikëve. Drejtori teknik i Teutës, Ilir Biturku, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, ndërsa vlerësoi maksimalisht kontributin e lojtarëve të tij. "Ishte një ndeshje shumë e fortë, sepse përballeshin dy skuadra të rreshtuara në fundin e tabelës së klasifikimit. Ne ishim përgatitur shumë për këtë ndeshje dhe jemi të lumtur që arritëm të fitonim. Kishim një kundërshtar direkt, janë tri pikë të vefshme, që e ngjisin skuadrën në tabelë, por njëkohësisht jep entuziazëm për ndeshjen e radhës. Kur skuadra pëson 5 humbje radhazi nuk është e lehtë ta karikosh. Për pozitat që kishim, objektivi mbijetesa. Skuadra rikthehet tek fitorja pas pesë rezultatesh negative radhazi. megjithatë ne nuk kemi arritur ende atje ku duhet, sepse po vuajmë problemin e gjetjes së golit me anë të aksioneve të rrjedhëshme.
Skuadra krijoi me dhjetra aksione, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe si përfundim arritëm të fitonim me një gol nga pika e bardhë.
" Teuta prodhon lojë, por e ka të vështirë të shkojë deri te goli, problem që drejtuesit e skuadrës kërkojnë ta zgjidhin me ndërhyrjet në merkato. "Shënojmë pak gola, reparti i sulmit çalon. Jemi në tratativa me disa lojtarë, në ditët në vijim do të mësoni edhe emrat".





