“Football Leaks” ka goditur përsëri. Faqja anonime e internetit, e frymëzuar nga “WikiLeaks”, publikon kontrata, klauzola të fshehta, shifra dhe marrëveshje të çfarëdo lloji të që kanë lidhje me botën e futbollit. 

Këtë herë, “Football Leaks” ka publikuar kontratën e fundit të nënshkruar nga ish-sulmuesi i Juventusit, Carlo Tevez. Futbollisti argjentinas, verën e kaluar, ka lënë Torinon për t’u kthyer te Boca Juniors, lexohet për një shifër prej 6.5 milionë eurosh që do të paguhet më 15 dhjetor të 2016-s. Kontrata përmban firmat e drejtuesve argjentinas dhe atë të drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Beppe Marotta. Por ajo që bën përshtypje janë kushtet që Boca i ka vënë “Apache”.

“Atleti, lexohet në kontratë, është i detyruar të mos zhvillojë asnjë aktivitet që mund të rrezikojë shëndetin fizik apo psikologjik të lojtarit, si frekuentimi i kazinove apo pjesëmarrja në sherre”.