Pak pas atentatit në Las Vegas morën dhenë edhe një sërë lajmesh të rreme. Përse ndodh kjo dhe si përhapen fake news?

Prej atentatit në Las Vegas gjetën vdekjen 58 vetë dhe u plagosën më tepër se 500 të tjerë. Stephen Paddock, atentantori, vdiq gjithashtu. Motivet për veprën e tij janë ende të paqarta. Këto janë faktet e publikuara zyrtarisht. Por njëkohësisht me këto lajme morën dhenë edhe një sërë thashethemesh dhe lajmesh të rreme. Si për shembull se ishte islamist si pretendon skena e djathtë, apo radikal i majtë që urren Trumpin. Kishte dhe lajme që ai nuk kishte qenë vetëm, por se kishte pasur dhe një ndihmës. Si dëshmi për këtë ofrohen video të turbullta nga portali “The People´s Voice” dhe askush nuk pyet për saktësinë e tyre apo për autorin.

Deutschland Facebook gibt Einblick ins Berliner Löschzentrum (picture alliance/dpa/S. Stache)

Këto lajme klikohen shumë më tepër se sa lajmet e mediave serioze të bazuara te faktet dhe përhapen më tepër. Por përse ndodh kjo? Një studim i London School of Economics and Political Science (LSE) tregon spektrin e gjerë të fake news. Ndër to sipas studimit nuk bëjnë pjesë vetëm lajmet e rreme, por edhe lajmet e njëanshme, që e drejtojnë vëmendjen në një drejtim të caktuar. Po ashtu në fake news bëjnë pjesë edhe thashethemet.

Si përhapen fake news?

Në rastin e incidentit të Las Vegasit akuzohen gjigandë të tillë si Google, Facebook dhe Twitter që nuk kanë bërë sa duhet për t’i kufizuar lajmet për këtë, apo se madje i kanë përhapur ato. Kështu personat që kërkonin lajme përmes Google lidheshin me një link me faqen 4chan, e cila njihet për përhapje informacionesh të gabuara në raste aktesh terroriste apo incidentesh.

Producentët profesionalë të lajmeve të rreme arrijnë të depërtojnë tek alogaritmet e Google, Facebook-ut etj. dhe t'i rendisin lajmet e tyre që të dalin të parat, kur dikush kërkon.

Fitimet nga gënjeshtrat

Me lajme të rreme mund të fitosh shumë para. Një nga faqet e shumta në Darknet, ofron p.sh. për 200.000 dollarë përgatitjen e një fushate, e cila mund të provokojë dhe shkaktojë protesta masive. Për të diskredituar një gazetar mjaftojnë 55.000 dollarë. Paketa përmban profile të rreme dhe grupe në rrjetet sociale që botojnë lajme të rreme dhe likes dhe retweets për t’i përhapur ato sa më shpejt.

London Karikatur Tanz Trump May (Getty Images/AFP/D. Leal-Olivas)

Po ashtu sipas studimit të London School of Economics and Politics, burim tjetër fitimi është reklamimi on-line i një artikulli tërheqës nga ana vizuale. Përmbajtja e tij nuk ka rëndësi dhe me ndihmën e alogaritmeve ai përhapet shumë shpejt.

Përse funksionojnë fake news?

Sociopsikologia Catarina Katzer thotë se njerëzit sot përballen përmes mediave dhe rrjeteve sociale me shumë lajme dhe nuk kanë kohë të thellohen në përmbajtjen e tyre. Njerëzit lexojnë vetëm 10-15% të lajmeve që përhapen on-line, lajmet e tjera nuk i lexon kush. Dhe njerëzit i seleksionojnë lajmet sipas strukturave të tyre metale dhe u besojnë lajmeve të rreme pa i verifikuar, sepse ato ndoshta i përgjigjen botëkuptimit të tyre.

/Deutsche Welle/