Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është takuar paraditen e sotme me ambasadorin japonez në vendin tonë SH.T.Z. Makoto Ito.

Siç shkruan në postimin e tij në Facebook, Dako e ka njohur diplomatin e vendit aziatik, një nga ekonomitë më të zhvilluara të botës, me resurset që ofron qyteti bregdetar.

Ambasadori ka treguar interes që në të ardhmen turistët japonezë të vizitojnë Durrësin dhe njëkohësisht bizneset e vendit të tij të vijnë të investojnë në qytetin bregdetar.

Postimi i plotë i Vangjush Dakos

Gjatë vizitës së kortezisë së Ambasadorit Japonez, SH.T.Z Makoto Ito, e njoha me të gjitha resurset që ofron Durrësi, për të cilin ai tregoi interes për t’u vizituar nga turistët japonez.

Gjithashtu u fol edhe për nxitjen e biznesit japonez për investimet në Durrës, duke forcuar në këtë mënyrë dhe marrëdhëniet në fushën ekonomike mes 2 vendeve tona.