Subjektet e bizneseve në bulevardin "Dyrrah", në Durrës, i kanë vënë në dispozicion portalit "DurrësLajm", foto të autorit të dyshuar, i cili është kthyer në makthin e shitësve gjatë muajve të fundit.
Këto subjekte të cilat disponojnë kamera sigurie, dyshojnë se autori është një person pa flokë. Këto foto dhe filmimet e pamjeve të sigurisë, janë vënë në dispozicion edhe të Policisë së Durrësit.





