Biznesi durrsak i kërkon qeverisë kategorizimin e TVSH-së sipas produkteve dhe sektorëve ekonomikë, nisur kjo nga përvoja rajonale.

Në një takim të saj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës kërkoi që shteti të rimbursojë automatikisht TVSH-në, dhe përdorimin e kredisë së saj për shlyerjen e detyrimeve të tjera sipas parimit “një biznes, një llogari me shtetin”. 

Andrea Xhavara, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës tha se dhënia e mundësive të tilla biznesit vendas do të sillte rritje të aftësive likuiduese të bizneseve.

Biznesi mund të paguajë më pak, por kjo do të rriste numrin e të punësuarve të rinj, apo të ardhurave të tjera për vetë shtetin.

Artur Papjani, ish drejtues i Tatim Taksave, solli disa shembuj konkretë se si mund të zhvillohet edhe më shumë biznesi, duke ulur TVSH-në.

Kërkesat do t’i drejtohen dhe një herë forcave politike që kanë rastin të tregojnë në se janë pro biznesit dhe për t’ju dhënë qytetarëve shqiptarë mundësinë për një jetesë më të mirë, si rezultat i uljes së çmimeve të produkteve.

K.H.