DURRËS, 19 maj 2014 –  Biznesi italian në Shqipëri e konsideron veten vendali, teksa nënshkruan Protokoll për promovimin e tregtisë midis dy vendeve dhe nxitjen e lidhjeve italo-shqiptare.

Më 19 maj 2014 në qytetin italian të Leçes (Lecce) u nënshkrua Protokolli për promovimin e tregtisë midis dy vendeve dhe nxitjen e lidhjeve italo-shqiptare nga Presidenti i Confindustria Lecce, Piernicola de Castris, dhe zëvendëskryetari i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri (CCIA – Camera di Commercio italiana in Albania), Luigi Nidito.

Sipas shtypit italian kjo marrëveshje mirëkuptimi është pjesë e nismave të planifikuara për edicionin e parë të “Javës italiane në Shqipëri”, që u zhvillua në Tiranë më 5-7 maj 2014 (në ceremoninë e hapjes, të pranishëm mes të tjerësh edhe presidenti i Senatit italian Pietro Grasso, kryeministri Edi Rama, ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, guverantori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani).

Confindustria Leccedhe CCIA kanë vendosur të fillojnë një marrëdhënie bashkëpunimi të ndërsjellë mes dy shoqatave për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kompanitë sipërmarrëse të interesuara në zhvillimin e proceseve të ndërkombëtarizimit të produkteve apo shërbimeve .

“Objektivi i protokollit – thotë de Castris – është që të punojnë së bashku për të mbështetur procesin e ndërkombëtarizimit të firmave, me synim  zhvillimin e aksioneve në identifikimin e sektorëve dhe projekteve të cilat do të jenë me interes të ndërsjellë dhe të cilat ndoshta mund të jetë i tillë që të përmirësojnë bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe sipërmarrës midis bizneseve italiane dhe shqiptare”.

Ja ndërmarrjet italiane në Durrës, anëtare të Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri

Manifacture Italiana shpkDurrës, Rruga "Xhafzotaj" –Shijak

Eurotech Cement shpk, Rruga e Unazës Shkozet

G.D Governance & Development shpkDurrës, lagjja 17, rr. “Përparimi”

Sukth, Produzione e Commercio

Global Service Zootekniashpk Durrës-Xhafzotaj

Ionian Island shpkDurrës, lagja 4, rruga Skënderbej, 3 kullat Sheshi i Trageteve

Ital-Alb Manifacture, Durrës-Xhafzotaj

Manifacture Italianashpk, Durrës-Xhafzotaj

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/