Dako:-“Mos e kontestoni kur mungoni në diskutim!”

Mungesa e profesionistëve, inxhinierëve,  arkitektëve , urbanistëve, ndërtuesve dhe personaliteteve të fushës, në diskutimin  përmyllës të planit rregullues të  qytetit të Durrësit, është vënë re në pallatin e Kulturës ku u zhvillua edhe faza e tretë e diskutimeve.

Është një pjesmarrje jo e plotë, ndërsa pas 10 ditësh do të merren  vendime të pakthyeshme për fushën e ndërtimit.

“Nuk kanë të drejtë të kontestojnë më nesër, vendimet që merren sot. Askush nuk mund të bëjë më shaka me planin rregullues. Ky është  dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit dhe të gjithë pa përjashtim këtij plani do t’i falen sot e pas 30 vjetësh. Askush nuk mund të shkelë rregullat që vendosen në këtë plan rregullues“,- deklaroi kreu i bashkisë Vangjush Dako.

K.H.